Maqedoni

Xhaferi në Forumin parlamentar të sigurisë në Riga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, do të marrë pjesë në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë.

dzaferi

Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”.

Në suaza të Forumit parlamentar të sigurisë, është paraparë që kryetari i Kuvendit të RM-së, të realizojë takim bilateral me kryetaren e Parlamentit të Letonisë, Inara Murniece.