Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM të ndalojë me gënjeshtrat dhe manipulimet për të falimentuarit

VMRO-DPMNE opozitare në reagimin e kumtesës së sotme të LSDM-së për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar e akuzoi partinë në pushtet për hipokrizi, manipulime dhe gënjeshtra ndaj asaj kategorie të qytetarëve.

vmro

“Është jashtëzakonisht hipokrizi që LSD të flasë për mbrojtje sociale dhe kujdes për funksionimin e punëtorëve social, kur në periudhat derisa ishin në pushtet  me gisht nuk lëvizën për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në Republikën e maedonisë. LSD të ndalojë me manipulimet dhe gënjeshtrat ndaj të falimentuarve”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mes tjerash theksohet se LSDM duhet menjëherë ta rrisë pagën mesatare më 30.000 denarë, ndërsa atë minimale në 16.000, mjekët të marrin 100.000 denarë pagë dhe të hapen mijëra vende pune. Patjetër, shtohet të ndërtohen 600 kilometra të reja autostradë në vend që të bllokohet ndërtimi i atyre ekzistuese.