Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM e trajton kasën shtetërore si pus pa fund

VMRO-DPMNE sot akuzoi se LSDM çdo ditë e fut në borxh Republikën e Maqedonisë dhe se e trajton kasën shtetërore si pus pa fund.

vmro

“Qeveria e LSD-së para dy ditëve e mori debi për 2.70 miliardë denarë gjegjësisht 43,9 milionë euro, ndërsa ministri për debi Tevdovski për 70 ditë arriti të shkrijë 126 milionë euro të tëra të qytetarëve nga rezervat devizore”, thekson VMRO-DPMNE në kumtesën për mediat.

Sipas partisë, vetëm në bazë të letrave shtetërore me vlerë Tevdovski në ditë e huazon shtetin për pothuajse 1.933.333 euro.

Njëherit shtohet se më 15 tetor do të ballafaqohet me përgjegjësi politike.