Maqedoni

Vlera e shportës familjare në gusht 32.316 denarë

Vlera e përgjithshme e shportës sindikale në gusht ka arritur 32.316 denarë. Prej tyre, për ushqim dhe komunale qytetarët nga buxheti familjar kanë ndarë 23.871 denarë, tregojnë të dhënat e vlerës së shportës minimale sindikale që e publikon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

market

Për ushqim në gusht janë ndarë 13.422 denarë, për shpenzime komunale 8.235 denarë, ndërkaq për pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje 2.197 denarë.

Sipas shportës sindikale, mbajtja e higjienës personale në gusht ka kushtuar 980 denarë, ndërsa mbajtja e higjienës në shtëpi 1.244 denarë, Për transport, në muaj qytetarët kanë shpenzuar 2.340 denarë, ndërsa për rroba dhe këpucë 2.129 denarë.

Më pak para nga buxheti familjarë janë ndarë për mirëmbajtjen e shëndetit, gjegjësisht rreth 690 denarë, si dhe për vizitë të manifestime kulturore rreth 1.070 denarë.