Maqedoni

Vjedhje në filialin e “Postave të Maqedonisë”

Një person i panjohur, me dhunë e ka marrë qarkullimin ditor nga filiali i “Postave të Maqedonisë” në rrugën “Goce Stojçevski” në Shkup.

posta

Siç kumtoi sot MPB, vjedhja ka ndodhur në orën 12:50 pasi që kryesi, duke kërcënuar me armë zjarri, nga e punësuara e ka marrë qarkullimin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ndërmerren masa për gjetjen e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.