Maqedoni

Vijon afati për ankesa në KSHZ për votimin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Partitë pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale kanë afat prej 48 orësh pas përfundimit të votimit të shtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Komisioni, nga ana tjetër, është i obliguar në afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesës të sjellë vendim.

kshz

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.

Çdo votues të cilit i është shkelur e drejta personale për votim në procedurë mund të shtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 24 orësh prej përfundimit të votimit. KSHZ ka afat prej 24 orëve të vendos për këto ankesa.

Dje në KSHZ janë parashtruar katër ankesa prej qytetarëve të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar pasi që qytetarët kanë nxjerrë dokumente personale pas përfundimit të shqyrtimit publik.