Maqedoni

(VIDEO)Kasami: Nuk financohemi nga Turqia dhe Katari, por nga biznesmenë dhe diaspora

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, ka theksuar se partia Besa ka një mbështetje të madhe nga diaspora shqiptare dhe nga biznesmenë dhe afaristë të cilët veprojnë në Republikën e Maqedonisë.

bilal

Në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë se ata financohen nga shtete tjera, si Katari.

“Ne tani e kemi kontrollin shtetëror, të cilët bëjnë kontrolle se si financohet kjo parti. Raportet financiare janë publike dhe aty janë të evidentuar të gjithë – si donatorët dhe anëtarësia. Besa është subjekti më i pastër politik. Ne nuk jemi pjesë e pushtetit që t’i shantazhojmë afaristët dhe të rinjtë, duke ju kërkuar nga pesëmijë euro për t’i punësuar. BDI ka kampanjë 10 herë më të shtrenjtë se Lëvizja Besa dhe partitë tjera”, ka shtuar Kasami.