Maqedoni

Vdes një foshnje në Shuto Orizarë

Një foshnjë ka vdekur në Shuto Orizarë tre ditë pas lindjes. Siç kumtoi MPB-ja, nëna dje ka vërejtur se diçka nuk është në rregull me foshnjen, ka thirrë Ndihmë urgjente mjekësore, por mjeku e ka konstatuar vdekjen.

poli

Rastin e ka paraqitur dje një i punësuar në Ndihmën urgjente mjekësore.

Sipas nënës Gj.S., foshnja ka lindur në Klinikën gjinekologjike-opstetrike “Nëna Terezë”.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i foshnjes është dërguar në autopsi.