Maqedoni

Turizmi në Maqedoni shënon rritje të vazhdueshme

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat më të reja të muajit maj për turizmin në Maqedoni. Sipas këtyre të dhënave, numri i turistëvenë maj të këtij viti ishte 96.334 turistë.

turist

Numri i bujtjeve ishte 199974 netë. Krahasuar me majin e vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 11.7%, ndërkaq numri i bujtjeve është rritur për 16%.

Numri i turistëve vendor është rritur për 22.5%, por edhe i turistëve të huaj, për 7.2%. Ngjashëm ka rritje edhe te bujtjet e turistëve vendorë, 27.2%, si edhe të turistëve të jashtëm, 9.8%.

Në periudhën janar-maj, 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjithashtu ka rritje prej 11%, si edhe të bujtjeve, 11.8%.