Maqedoni

Takim Dimitrov-Pacoli në MPJ

Intensifikimi i bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik, me theks në infrastrukturën dhe bashkëpunimin energjitik janë në fokusin e vizitës së sotme zyrtare të shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli në Maqedoni.

133927260

Një seri bisedimesh në Shkup, Pacolli sot në mëngjes i filloi me homologun e tij shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Pas takimit Dimitrov dhe Pacolli do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Shefi i diplomacisë të Kosovës, gjatë ditës do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.

Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të organizatave multilaterale dhe rajonale.