Maqedoni

Reagim nga BDI, në Likovë s’ka përçarje për kandidatura, por konkurrencë

Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar në disa media se në Likove ka përçarje në BDI për emërim të kandidatit për kryetar komune, bazuar në reagimin e arritur nga një të përmendurit në atë shkrim që doli në media sot, del se në atë lajm nuk ka asgjë të vërtetë.

bdi-1-620x330

Pasiqë sipas reagimit të Vaid Saitit nga dega e BDI-së në Likovë, në BDI nuk ka përçarje por vetëm konkurencë të shëndoshë pasiqë sipas tij BDI është parti e madhe dhe ka kuadro që kanë drejtuar dhe do e drejtojnë komunën edhe në vitet në vazhdim.

Sipas tij, në BDI kanë të drejtë të propozojnë kandidat për kryetar komune gjithë këshillat vendor në kryesinë e degës, kryesia e degës në kuvend ndërsa kuvendi filtron më pas kandidaturat.

“Reagim i imi për përçarjen e BDI-së në komunën e Likovës. Në BDI-në e komunën e Likovës nuk ka përçarje por ka konkurencë, sepse BDI-ja është parti e madhe dhe e fuqishme dhe për këtë ka kuadro që e kanë udhëhequr dhe mund ta udhëheqin komunën në mënyrën më të mirë. Në BDI ka rend, kanë të drejtë të propozohen kandidatët për kryetarë komune prej nëndegëve ose këshilleve vendore në kryesinë e degës, kryesia e degës në kuvend, ndërsa në kuvend filtrohen të gjithë kandidatët e suksesshëm, propozohen deri tek kryetari i BDI-së dhe nënkryetari Sadulla Duraku dhe kandidatin e zgjedhur do ta përkrahim të gjithë anëtarët dhe popullata pa përçarje”, thuhet mes tjerave në reagimin e Vaid Saitit nag dega e Likovës.