Maqedoni

RDK me shpallje publike në prag të zgjedhjeve lokale

Rilindja Demokratike Kombëtare në prag të zgjedhjeve lokale shpallë konkurs për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të garojnë në ndonjë komunë të caktuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.

rdk

Nga RDK informojnë se të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë biografitë e tyre në zyrat e RDK-së, apo në postën zyrtare elektronike info@rdk.org.mk, duke precizuar interesin e tyre se për cilën pozitë po kandidojnë.

Pas shqyrtimit të biografive të juaja, komisioni përkatës do të kontaktojë secilin kandidat për intervistë me të gjithë kandidatët potencial.

Afati i paraqitjes është shtatë (7) ditë nga dita e shpalljes.