Maqedoni

Qeveria i dorëzoi kandidaturat për prokuror publik deri te Këshilli i prokurorëve publikë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot i dorëzoi aplikacionet e kandidatëve për prokuror publik deri te Këshilli i prokurorëve publikë, konfirmoi për MIA-n, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

prokuroria

Në konkursin për prokuror publik shtetëror janë paraqitur 23 kandidatë.

Këshilli i prokurorëve publikë në kërkesë të Qeverisë në afat prej 15 ditëve duhet të dorëzojë mendim qoftë pozitiv ose negativ në formë të shkruar të gjithë kandidatëve të paraqitur në konkursi që i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin.

Qeveria më pas deri te Parlamenti dorëzon propozim për emërimin e prokurorit publik nga kandidatët e paraqitur, për të cilët Këshilli ka dhënë mendim pozitiv.

Në rast se Këshilli i prokurorëve publikë në afat prej 15 ditëve nëse nuk jep mendim për kandidatët e propozuar, vijojnë 15 ditë të reja. Nëse edhe atëherë nuk deklarohet, atëherë konsiderohet se mendimi i Këshillit është pozitiv.

Nëse Këshilli për asnjë kandidat nuk jep mendim pozitiv, atëherë Qeveria mund ti propozojë Kuvendit ta përsërisë konkursin.

Qeveria në seancë i shqyrton kandidatët, duke e përfshirë edhe mendimin e Këshillit të prokurorëve publikë dhe duhet të sjell vendim për njërin nga kandidatët për të cilin paraprakisht ekziston mendim publik nga Këshilli. Pas kësaj, vendimi shkon në Kuvend si propozim vendim dhe njëkohësisht dorëzohet edhe mendim i Këshillit të prokurorëve publikë. Për emërimin e prokurorit publik, Kuvendi i RM-së vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave.

Mandati i prokurorit publik të shtetit është gjashtë vjet me të drejtë të emërimit të sërishëm.