Maqedoni

Qeveria e hoqi aksionin “Dita e drurit”

Qeveria dje në seancë solli konkluzion për ndërprerjen e aksionit “Dita e drurit”, ndërsa arsye janë efektet e dobëta nga zbatimi i deritanishëm.

dennadrvoto

Zëdhënësi i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Mile Boshnjakovsku thekson se në seancë është shqyrtuar informacioni për zbatimin e pyllëzimit dhe se Qeveria e ka angazhuar NP “Pyjet e Maqedonisë” të dorëzojë informacion gjithëpërfshirës për efektet dhe rezultatet nga aksioni në vitet e fundit.

“Informacionet e deritanishme para se të sillet vendim janë se në të kaluarën janë mbjellë 35 milionë fidanë, ndërsa përqindja e suksesit ka lëvizur prej 0 deri 15”, tha zëdhënësi.

Shtoi se në aktivitet e ardhshme për pyllëzim do të realizohen me propozim program të miratuar për riprodhim të zgjeruar të pyjeve të Ndërmarrjeve Publike për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”.