Maqedoni

Publikohet lista zgjedhore, kontrolloni se a jeni në listë

Prej sot deri me 9-të shtator Lista zgjedhore do të jetë në qasje për kontroll publik, njofton Portalb.mk.

kshz

Në të janë përfshirë gjithsej 1.816.127 votues.

11.346 qytetarë nuk janë në listë.

Që të kontrolloheni se a jeni dhe se a do të mundeni në zgjedhjet e ardhshme ta zhvilloni të drejtën shiko KËTU.

Gjithçka që duhet të bëni është ta vendosni numrin tuaj të amzës dhe numrin e fotos dhe të klikoni KËRKO.

Do të merrni informatë kthyese për atë se a gjenden të dhënat tuaja në Listën Zgjedhore.

Për të kërkuar në Listën zgjedhore me emër dhe mbiemër klikoni KËTU.