Maqedoni

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar në përplasjen e dy autobusëve dhe dy automjeteve në rajonin e Strumicës

 Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko – fshati Murtino në të cilin kanë marrë pjesë dy autobusë, një automjet motorik në terren dhe një automobil.

133817685

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë përplasur autobusi “Van Holl” me targa të Shtipit, i drejtuar nga B.K. (62) nga Radovishi, autobusi “Neoplan” me targa të Shtipit i drejtuar nga Gj.J. (59) nga Gradsko Balldovci, automjeti motorik për terren “Opel Kombo” me targa të Strumicës i drejtuar nga M.M. (51) nga f.Radovo dhe automjeti i udhëtarëve “Opel Zafira me targa të Strumicës, i drejtuar nga R.I. (26) nga f. Bansko.

Lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi i automjetit për terren i cili është dërguar dhe mbajtur për mjekim në Qendrën mjekësore në Strumicë. Lëndime të lehta trupore ka marrë bashkudhëtari i automjetit të udhëtarëve dhe 13 udhëtarë të autobusit “Van Holl” të cilët pas ndihmës së dhënë mjekësore në Qendrën mjekësore në Strumicë janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë.