Maqedoni

PE: Për hyrje në BE nga viti 2020 qytetarët me regjim pa viza do të paguajnë nga 100 euro

Komiteti për Liri Civile i Bashkimit Evropian sot e miratoi propozimin e Komisionit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të liruar nga vizat për hyrje në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga viti 2020 do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim para se të mbërrijnë në Bashkimin Evropian.

eu

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Sistemi i ri evropian për udhëtim dhe autorizim (ETIAS) do të mundësojë kontrolle avancuese të udhëtarëve pa viza dhe atyre për të cilët konsiderohet se paraqesin rrezik lidhur me sigurinë, emigrimin e parregullt ose rrezikun e lartë nga epidemia, me ç’rast atyre do t’u refuzohet hyrja.

Sipas projekt-rregullave të aprovuara sot nga ana e europarlamentarëve në kuadër të Komitetit për Liri Civile, shtetasit të cilët nuk janë anëtarë të BE-së, ndërsa të cilët nuk kanë nevojë për vizë në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe shtetasit e Maqedonisë, do të duhet të plotësojnë formë elektronike me të dhënat e tyre personale, duke përfshirë emrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë dhe shtetësinë, pastaj informata për dokumentin e udhëtimit – validitet dhe vendi i dhënies, adresa e banimit dhe informata për kontakt dhe vendi evropian në hyrjen e parë dedikuese.

Parashtruesi, gjithashtu, do të duhet t’i informojë autoritetet për të gjithë akuzat për vepra serioze penale (siç janë terrorizmi, eksploatimi seksual i fëmijëve, tregtia me njerëz ose droga, vrasja dhe abuzimi), për qëndrim në zona të caktuara konfliktuoze dhe për të gjithë vendimet paraprake administrative para se ta braktisë vendin, ndërsa gjatë dhjetë viteve të fundit.

Madje, edhe pse Eurokomisioni propozonte që këto leje për qytetarët e Maqedonisë dhe të vendeve të tjera që kanë regjim pa viza ndaj Bashkimit Evropian të kushtojë pesë euro, sipas Komitetit të Europarlamentit, vërtetimi i i tillë për udhëtim do të kushtojë dhjetë euro, edhe pse disa udhëtarë do të lirohen nga pagesa e taksës, siç janë personat nën 18 vjeç dhe më të moshuar se 60 vjeç, anëtarë të familjeve të qytetarëve të BE-së dhe studentë dhe hulumtues të cilët udhëtojnë për qëllime akademike. Ky konfirmim do të vlejë për periudhë prej tre vitesh ose derisa nuk skadon dokumenti i udhëtimit i parashtruesit.

Lidhur me atë se si ky aplikacion do të funksionojë, ai me automatizëm do të verifikohet lidhur me të gjithë bazat relevante të të dhënave, duke e përfshirë Sistemin informatik të Shengenit dhe Interpolin, ndërsa me qëllim që të konfirmohet, mes të tjerash, se nëse dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe nëse personi që është parashtrues kërkohet për arrestim.

Gjithashtu, nga aplikuesi mund të kërkohet që të sigurojë informata plotësuese, ndërsa në raste të jashtëzakonshme edhe të ftohet në intervistë në ndonjërën nga ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së në vendin e tij. Nëse parashtruesit i refuzohet hyrja në Union, ai ose ajo do të informohen për arsyet dhe për të drejtat e tyre për mjekim efektiv, duke përfshirë proces gjyqësor. Në çdo rast, policia kufitare do të vazhdojë ta ketë fjalën e fundit për hyrje në bashkimin Evropian.

Përndryshe, kjo rregullativë aprovohej nga Komiteti për Liri Civile të PE-së me 42 vota përkundër 12 kundër dhe dy të përmbajtur. Me këtë rast, eurodeputetja Kinga Gal (Hungari, EPP), sistemi ETIAS do ta kalojë hendekun ekzistues në informatat për udhëtarët pa viza në BE.

“Personat nga vendi i liruar nga vizat jashtë BE-së me qëllim që të udhëtojnë në zonën e Shengenit do të vlerësohen para se të mbërrijnë në kufirin e jashtëm që të shihet se nëse ata paraqesin rrezik për sigurinë, se nëse ilegalisht mund të qëndrojnë në zonën e Shengenit ose nëse paraqet rrezik të lartë për epidemi. Kjo jashtëzakonisht do të kontribuojë për rritje të sigurisë në BE dhe për sisteme informatike më të fuqishme dhe më të mençura për kufijtë dhe sigurinë”, theksoi eurodeputetja Gal.

Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, për momentin ka më shumë se 60 vende dhe territore shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në Union. Komisioni Evropian pret që jashtëzakonisht të rritet numri i personave që udhëtojnë pa viza të cilët i kalojnë kufijtë e Shengenit viteve të ardhshme, madje numri i tyre nga 30 milionë në vitin 2014, të rritet në 39 milionë persona në vitin 2020.

Shpenzimet për Brukselin zyrtar për sistemin ETIAS vlerësohen në 212,1 milionë euro, ndërsa çmimi mesatar vjetor i shpenzimeve të jetë 85 milionë euro. Përndryshe, ky sistem për dhënie të vërtetimeve për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë dhe shtetasit e 59 vendeve të tjera me të cilët BE-ja ka regjim pa viza, i cili tërësisht do të vihet në funksion në vitin 2020.