Maqedoni

PE do të votojë për rezolutën për Maqedoninë

Parlamenti Evropian sot do të votojë për rezolutën për Republikën e Maqedonisë, e cila ka të bëjë me raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

ep

Rezoluta e propozuar nga eurodeputeti slloven Ivo Vajgëll është vendosur në rend dite për votim në mesditë, së bashku me rezolutat për Serbinë dhe Kosovën.

Gjatë sesionit të qershorit në Strasburg, nuk është paraparë të zhvillohet debat para votimit, duke e marrë parasysh se eurodepuetët veçmë kanë debatuar për Raportin dhe për situatën në Maqedoni gjatë sesionit të majit, pasi paraprakisht ishte shtyrë votimi, derisa nuk sqarohet situata politike në Maqedoni.]

Me këtë rezolutë, e cila u miratua nga Komisioni për punë të jashtme të PE-së, edhe njëherë rekomandohet fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë miratimit të rezolutës në komision “për” votuan 54 eurodeputetë, ndërsa “kundër” ishin nëntë nga të cilët shtatë eurodeputetë grekë dhe dy të tjerë nga grupi E majta e bashkuar evropiane dhe nordike.