Maqedoni

Paradite me diell, pasdite me të reshura të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, veçanërisht në pjesët perëndimore.

mot2

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18, ndërsa e ditës prej 27 deri në 34 gradë Celsius.

Indeksi UV do të ketë vlerën 8.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, paradite me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa vonë pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Reshje të përkohshme të shiut do të ketë edhe gjatë natës drejt së enjtes, si dhe paradite, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen.

Reshje më të konsiderueshme të shiut priten të shtunën pasdite, ndërsa gjatë fundjavës do të fryjë erë veriore e përforcuar, ndërsa do të ketë edhe ulje të konsiderueshme të temperaturave të ditës.