Maqedoni

OSMANI: Mandatari ynë është populli, nuk kemi preferenca

Parimi fituesi me fituesin e përcakton formën e funskionimit të qeverisë. Megjithatë, platforma ofron thelbin e funksionimit, tha Bujar Osmani në intervistën për Tv Nova.

bujar-osmani-tv-nova-640x360

Sipas Osmanit, partitë politike ekzistojnë për të realizuar ndonjë platformë, e cila në vetvete është një marrëveshje në mes të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve dhe partive politike.

“Ne kemi nënshkruar kontratë me qytetarët dhe u themi: Këtë mandat do ta realizojmë atë që ne e besuat si platformë”, tha Osmani.

Osmani tha se vendimet e BDI do të kenë pasoja dhe se nuk duan që vendimet e tyre të thellojnë krizën apo për të rritur armiqësi mes bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë.

“Ne nuk themi se me VMRO do të rritet, ndoshta me LDSM do të rritet, ndoshta me VMRO… Kështu që nuk do të flas për disa preferenca. Ne nuk kemi preferenca. Ne nuk kemi partner strategjik. Mandatari ynë është populli shqiptar që na ka dhënë mandatin për të përfaqësuar ata dhe për ta prezantuar këtë platformë “, tha Osmani