Maqedoni

Osmani: BE të reagojë konform reformave dhe klimës pozitive

Konform procesit reformues dhe klimës pozitive në Maqedoni pres që bashkimi Evropian të reagojë, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në takim me Tomas Osovski, përfaqësues special  në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme për negociata për Kornizën shumëvjeçare financiare të BE-së si dhe Drejtor i Politikave të BE-së.

osmani

Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit shprehu kënaqësi nga mbështetja gjermane për procesin reformues të vendit, duke pasur parasysh edhe këtë të fundit të Osovski, e cila vjen si vazhdim i vizitës së zëvendëskryeministrit në Berlin, ku ndër tjerash, mbajti takime edhe me ministrin për Europë Rot, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

Osmani theksoi se kjo, paraqet vërtetim për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, por edhe mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të Unionit, përveç procesit të iniciuar të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim Osmani informoi Osovski për rrjedhën e reformave nga dita e ardhjes së Qeverisë, njoftoi me realizimin e Planit 3-6-9, por iu referua edhe politikës së jashtme të vendit rezultatet e së cilës tani më janë të dukshëm në kontekstin e mbylljes së çështjeve me fqinjët me të cilat në mënyrë shtesë zhbllokohen proceset e integrimit Europian të vendit.

133869896

“Lidhur me këto procese, Osmani nënvizoi se presidencat e ardhshme vinë nga vendet që janë të interesuar për Ballkanin, dhe këtu shihet mundësia për Agjendën e zgjerimit të Ballkanit.

“Nëse e mbajmë klimën pozitive, mbajmë zgjedhje kredibile dhe të besueshme, dhe i zbatojmë reformat, pres që BE-ja në mënyrë të përshtatshme të reagoj me Raport pozitiv, me heqjen e kushtëzimit të rekomandimit për nisjen e bisedimeve për aderim, në përshtatje me rezultatet e mëtejshme, marrjen edhe të datës për fillimin e negociatave”, theksoi Osmani.