Maqedoni

Neto-paga mesatare në qershor 22.808 denarë

Neto-paga mesatare mujore e të punësuarve në Maqedoni, në qershor të këtij viti, ka arritur 22.808 denarë dhe në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar është më e madhe për 2,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

paga

Rritja ka të bëjë para së gjithash në pagat më të larta të paguara për të punësuarit në sektorët: art, argëtim dhe rekreacion (20,0%), aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (9,8%) dhe Miniera dhe nxjerrje të gurit (7,4%).

Ulje të pagës mesatare mujore e paguar është vërejtur në sektorët minierë dhe nxjerrje të gurit (7,5%), Ndërtimtari (4,1%) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë, korrigjim të automjeteve motorike dhe motoçikleta (3,0%).

Bruto-paga mesatare mujore e paguar në qershor të vitit 2017 ka arritur 33.509 denarë.

Në qershor të këtij viti, 1,1 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.