Maqedoni

Në rrugët është e mundur të ketë ngrica, ndalesë për kamionë në Presekë dhe Mavrovë-Dibër

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. LAMM paralajmëron se për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.

rrug

Ndalesë për lëvizje për automjetet e rënda transportuese ka në vendkalimin malor Presekë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër, ku për automjetet tjera është e obligueshme shfrytëzimi i pajisjes dimërore.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në Evzoni, ku për shkak të kushteve të këqia të motit dhe gjendjes së rrugëve, ende nuk është e lejuar hyrja e automjeteve transportuese dhe autobusëve në Greqi.