Maqedoni

Në Maqedoni kryhet inspektim ndërkombëtar për radioaktivitet bërthamor

Një ekip prej 13 ekspertëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nga Vjena qëndroi në inspektim të Drejtorisë për siguri të rrezatimit (DSR) dhe konkludoi se trupi rregullator i Maqedonisë është i përkushtuar në përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes së njerëzve dhe rrethinës, raporton MIA.

inspektim

Ata i kanë mbikëqyrur aktivitetet e rregullatorit dhe kishin takim dhe bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe të ministrive, por edhe me udhëheqësinë dhe të punësuarit në DSR. Krahas kësaj, vizituan edhe një spital publik, dy kompani private, Institutin për shëndet publik dhe Qendrën për menaxhim me kriza. Me këtë rast ekipi i i ekspertëve identifikon praktikë të mirë në ueb-sistemin e bazuar që e shfrytëzojnë DSR dhe autoritetet doganore për miratimin e eksportit dhe importit të materialeve radioaktive.

ANEB thekson se DRS përballet me sfidat nga fusha e rregullimit të burimeve radioaktive, ndërsa strategjia nacionale për menaxhim me mbeturinat radioaktive tashmë është formuar dhe implementohet. U rekomandoi Qeverisë dhe DSR-së që t’u ndihmojë në harmonizimin e mëtutjeshëm të legjislativës dhe kornizës rregullatore me standardet për siguri të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore. Krahas kësaj, Qeverisë i theksoi që të formojë dhe të implementojë politikë nacionale dhe strategji për menaxhim me mbeturinë radioaktive dhe t’i përmirësojë kapacitetet e DSR-së, ndërsa Drejtoria të themelojë dhe të implementojë sistem të integruar për menaxhim.

Sipas paralajmërimeve nga ANEB, raporti final për gjendjet në Maqedoni do t’i dorëzohet Qeverisë për rreth tre muaj.

Maqedonia shfrytëzon burime radioaktive në fushën e mjekësisë dhe industrisë, por nuk ka reaktor bërthamor dhe qendra bërthamore hulumtuese.