Maqedoni

Në “Alo doktor” deri më tani 145.832 paraqitje

Gjithsej 145.832 janë regjistruar në linjën telefonike për këshillë mjekësore “Alo doktor” nga 15 shtatori i vitit 2014, kur është hapur.

alo

Linja 02/15 123, është në qasje çdo ditë 24 orë, me qëllim që të mundësojë konsultim mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptome që rrezikon shëndetin. Në shtatë ditët e kaluara pasur 1.196 paraqitje.

Në thirrje paraqiten njëzet e pesë mjekë, ndërsa paraqitjet janë më së shpeshti për këshilla për kohën e ndryshueshme, sëmundje kronike, simptoma respiratore, kardiovaskulare, kokëdhimbje, temperaturë të rritur trupore, ftohje sezonale dhe dhimbje simptomike.