Maqedoni

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, paradite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit herë pas here e përforcuar. Temperatura do të lëvizë prej tetë deri 17 gradë celsius.

park

Në Shkup moti do të jetë me diell, paradite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të arrijë deri 14 gradë.

Nga e marta moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në shumë vende do të ulen nën zero. Nga fundi i javës do të ketë ngrohje të lehtë.