Maqedoni

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, pasdite me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës do të mbajë mot me vranësira dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.

sonce

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri në 25 gradë.

Të shtunën do ketë reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për rreth tetë gradë. Të dielën gjatë ditës moti do të jetë stabil, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës pritet ftohje me erë të përforcuar dhe reshje të shiut, dhe borë në male.