Maqedoni

Moti sot

Në Maqedoni nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohët ajrore do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vendet do të jenë më vërshuese (mbi 30lm2) sidomos në pjesët lindore dhe juglindore të vendit, ku lokalisht do të përcillen edhe me bubullima. Gjatë ditës do të mbajë erë mesatare deri të përforcuar jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior.

clouds

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 18 gradë.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të martën, por me intensitet më të vogël, ndërsa në malet më të larta në pjesët veriperëndimore do të kalojnë nëm reshje bore.

Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave ditore.

Nga e mërkura do të ketë ulje graduale të vranësirave, ndërsa nga e enjtja edhe rritje të temperaturave ditore.