Maqedoni

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit. UV indeksi do të jetë 8.

diell

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 14, ndërsa ajo e ditës deri në 31 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe më të ngrohtë. Temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla.