Maqedoni

Mot me vranësira dhe me shi të përkohshëm

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët jugore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Nga fundi i ditës nga perëndimi vranësirat do të pakësohen.

mot2

Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri 12 gradë.

Në dy ditët e ardhshme do të ketë stabilizim të kalueshëm të motit, ndërsa për fundjavë pason periudhë e ndryshueshme me vranësira dhe me shi.