Maqedoni

Misajlovski në takim me Turkish Erlajns dhe me TAV për linjën ajrore nga Maqedonia deri në SHBA dhe Kanada

Ministri i Transport dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski i cili qëndron për vizitë pune në Turqi, sot në Stamboll ka realizuar takime me Bilal Eksi, menaxher i përgjithshëm i kompanisë ajrore Turkish Erlajns , dhe me menaxhmentin e TAV-it, në të cilat është biseduar për mundësitë për vendosje të linjës ajrore interkontinentale nga Republika e Maqedonisë deri në SHBA dhe Kanada.

vlado

Misajllovski, siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e ka theksuar nevojën nga vendosja e linjës të tillë ajrore me qëllim që Republika e Maqedonisë të ketë mundësi drejtpërdrejtë të lidhet me vendet tejoqeanike, duke theksuar me këtë rast bashkëpunimin e hapur dhe marrëdhëniet e partneritetit  të Qeverisë së Maqedonisë ndaj kompanive ajrore që operojnë në Republikën e Maqedonisë.

Duke marrë parasysh se kompania Turkish erlajns është një nga kompanitë kryesuese ajrore në botë, ndërsa tashmë një kohë të gjatë operon nga aeroportet e Maqedonisë, hapet mundësi që për herë të parë të vendoset një fluturim interkontinental, që do t’i përmbush nevojat e qytetarëve të Maqedonisë nga diaspora. Vendosja e një fluturimi të tillë, njëherit do të mundësojë edhe rritje të numrit të udhëtarëve të cilët do të transitojnë nëpër aeroportet vendore, si dhe mundësi aeroporti “Aleksandri i Madh” të bëhet qendër kryesuese rajonale, theksojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Lidhur me procedurat dhe marrëveshjet bilaterale, tha se Republika e Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me Kanadanë dhe SHBA-në, si dhe me vendet e treta për vendosjen e qarkullimit ajror.