Maqedoni

Minoski: Në dhjetor pensionistët do ta marrin rritjen e premtuar të pensioneve

Në dhjetor të këtij viti pensionistët do ta marrin rritjen e premtuar të pensioneve prej 670 denarësh.

minoski

Kështu njoftoi ministi i Financave Kiril Minoski në elaborimin e sotëm të Propozim buxhetit për vitin 2017 para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet.

“Në dhjetor me pagesën e pensionit të nëntorit do të paguhet edhe rritja e premtuar e pagave të pensionit. Mbi 300.000 pensionistë do të marrin një rritje prej rreth 670 denarësh ose në përqindje një rritje prej 5 për qindëve”, tha Minoski.

Ai shtoi se rritja e pagave të pensionistëve do të jetë lineare tek të gjithë pensionistët, ndërsa më së shumti do të jetë tek ata me pagë më të ulët të pensionit se 9.000 denarë, ku rritja do të jetë 8 për qind.