Maqedoni

Milloshoski: Prej ku i fitoi Izet Mexhiti paratë për shtëpinë e bukur në Butel?!

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka vazhduar akuzat e tij ndaj funskionarëve të BDI-së. Edhe gjatë diskutimeve të sotshme për nevojën për Ligjin për Gjuhët, Milloshovski akuzoi funksionarët e BDI-së se ka përfituar në mënyrë të paligjshme dhe kanë punësuar njerëz me para.

miloshoski

“Në Komunën e Çairit ka së paku 30 njerëz të cilët marrin rrogë, janë të afërt me kryetarin e komunës dhe nuk shkojnë në punë. Një pjesë e madhe e të punësuarve përmes MO-së kanë paguar nga 4 mijë ose 5 mijë euro për punësim. Edhe pse ata nuk kanë pasur nevojë të paguajnë sepse u ka takuar”, ka thënë  nga foltorja e Kuvendit, deputeti Milloshovski, përcjell TvShenja.

Këto pretendime i ka kundërshtuar deputeti i BDI-së, Ejup Halimi, mirëpo deklarata e tij e ka nxitur edhe një herë deputetin e opozitës Milloshovski që të dalë në foltore dhe të shpalos akuza të tjera ndaj BDI-së.

“Përmendja e një funksioneri i cili ka keqpërdorur poziten nuk do të thotë se kjo vlen për të gjithë anëtarët e partisë. Pse nuk është paraqitur në Komisionin antikorruptues shtëpia e ndërtuar në Butel e Izet Mexhitit, e cila është ndërtuar shumë bukur. Prej ku e përfitoi të gjithë atë pasuri? Ju shumë mirë e dini se si shumë të punësuar përveç dokumenteve kanë dorëzuar edhe nga 4 mijë ose 5 mijë euro për punësimin që ju takon”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Milloshovski