Maqedoni

Mediat konfirmojnë largimin e Aleancës nga Qeveria

Krisja që ka ndodhur në koalicionin qeverisës, me marrëveshjet mes Aleancës së Shqiptarëve dhe Lëvizjes Besa është pasqyruar në mediat e afërta me Lidhjen Social demokrate me lajmin që konfirmon largimin e Aleancës nga koalicioni qeverisës, transmeton A1on.

ali-ahmeti-dhe-seladin-sela-720x497

Edhe pse nga partia e Selës nuk ka ndonjë reagim konkret, pas publikimit të marrëveshjes së tyre me Besën nga BDI deklaruan se do ta shqyrtojnë koalicionin qeverisës. Sipas mediave, përjashtimi i Aleancës është një vendim i pashmangshëm, i marrë mes BDI dhe LSDM por është lënë edhe një opsion, pritet që këtë hap Sela ta hedhë vetë.

Si shkak për këtë përjashtim janë politikat që është duke ndjekur Aleanca për Shqiptarët, veprimet dhe deklaratat e bëra, të cilat nuk korrespondojnë me ato të LSDM.