Maqedoni

Maqedonia organizatore e Konferencës së 10-të rajonale për kadastër

Konferenca e dhjetë rajonale për kadastër dhe infrastrukturë të të dhënave hapësinore do të mbahet sot në Shkup.

kadastra

Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i drejtorëve të kadastrave të Maqedonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Organizator i konferencës është Agjencia për Kadastër të Patundshmërive të Republikës së Maqedonisë.