Maqedoni

Maqedonia digjet, LSD në plazh

LSDM nuk po merret seriozisht me zjarret në disa pjesë të vendit, konsideron VMRO-DPMNE…

vmro

“Maqededonia digjet ndërsa LSD-së nuk i dridhet syri. Funksionarët e saj vazhdojnë me pushimet, problemet dhe frika qytetarëve duken më të vogla se kokrrat e rërës, kur për to mendon poshtë cadrës së plazhit. LSD-së nuk i intereson fakti se po digjen mijëra kub metra pyje”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-së.

Sipas kësaj partie, Ministri i Bujqësisë u zhduk në mënyrë misterioze nga vendi , ndërsa Ministria e  Brendshëm , e zënë me partizimin e plotë të saj, nuk ka fajsuar apo sanksionuar asnjë autor të zjarreve, thonë nga VMRO-DPMNE.