Maqedoni

LSDM premtoi jetë, qytetarët fituan varfëri

Politika katastrofike ekonomike e LSDM-së po e çon vendin në kolaps ekonomik dhe në falimentim, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e lëshuar sot për mediat e vendit.

vmro

“Gjithnjë e më shumë qytetarë po humbasin shpresën se qeveria e LSD do të arrijë rezultate ekonomike. Maqedonia me këtë qeveri prej banditësh kriminel do të arrijë vetëm fundin, asgjë tjetër. Çmimi do të paguhet nga qytetarët. Qeveria e LSD nuk është fare e përqendruar në hapjen e vendeve të reja të punës. Jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë një investim të vetëm, por ajo po i përndjek investitorët potencialë dhe kompanitë që kanë investuar deri tani, pa u kujdesur që 25,000 qytetarë të mund të mbeten të papunë. Puna e papërgjegjshme e LSD me paratë publike të Republikës së Maqedonisë për herë të parë, pas një kohë të gjatë, solli edhe një rënie të pagës mesatare për 0.7 për qind, si dhe rënie në totalin e prodhimit industrial prej  2.2 përqind”, thonë nga kjo parti.

Nga VMRO-DPMNE kujtojnë se LSDM ka arritur të sjellë edhe një rënie të eksporteve për muajin qershor dhe korrik, edhe arë për 12 për qind ose 52 milion euro me çka i ka shkaktuar dëm të madh ekonomisë së Maqedonisë.

“Qytetarët po i ndjejnë politikat e dobëta ekonomike të LSD, të cilën do ta dënojnë më 15 tetor, do ta dënojnë shkatërimin e ekonomisë së vendit. LSD premtoi jetë, e qytetarët fituan varfëri. Asgjë nga ajo që u premtua në ekonomi, asgjë edhe nga investimet e paralajmëruara.”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE, të lëshuar për mediat e vendit.