Maqedoni

LSDM organizoi zgjedhje kriminele që të vjedhë shtetin

VMRO-DPMNE nëpërmjet komunikatës për media kanë akuzuar partinë e LDSM-së se kanë organizuar zgjedhje kriminale.

vmro

Siç thonë nga VMRO-DPMNE, kjo i nevojitej LSDM-së dhe Zoran Zaev që të zbrazë arkën shtetërore dhe vjedhë shtetin.

“Ata gënjyen dhe manipuluan qytetarët dhe thyen premtimin që e dhanë para zgjedhjeve se nuk do të fusin në borxh shtetin. Qeveria e LSD-së mori borxh mbi gjysmë miliard euro. Për mesë muaj mbi gjysmë miliard euro. Kjo vërteton se Qeveria e Zoran Zaev është Qeveri e pa aftë dhe nuk mund të funksionojë pa borxhe”, thuhet në komunikatën e partisë.

NDryshe, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje shënoi humbjen më të madhe në histori që nga themelimi i kësaj partie.