Maqedoni

Kush inicoi unifikimin e subjekteve shqiptare ? Flet presidenti Nishani !

Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka deklaruar që iniciativa e përbashkët e platformës së partive shqiptare në Maqedoni ka qenë pikërisht e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

bujar-nishani-45475435

Këtë presidenti Nishani e ka thënë në intervistën e fundit dhënë Alsat-M duke shtuar se ka pasur dy takime me Ahmetin, ai në cilësinë e presidentit të Shqipërisë dhe Ahmeti në cilësinë e kryetarit të BDI-së.

Sipas tij, kjo iniciativë e platformës është në të mirë të shqiptarëve dhe se partia më e madhe shqiptare në vend ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e saj dhe marjen e vëmnendjes edhe të faktorit politik në Tiranë e Prishtinë dhe ka qenë pikërisht për unifikim të faktorit politik këtu e bërë nga Ali Ahmeti.

Kjo për faktin se gjatë qëndrimit në Tiranë, lideri i BDI-së Ali Ahmeti realizoi takime zyrtare me presidentin Nishani, kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta duke marrë kështu përkrahje jashtëzakonisht të madhe në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.