Maqedoni

Koxias dhe Guteresh kanë biseduar për emrin e Maqedonisë

Çështja për emrin e Shkupit, Qiproja dhe reformat në Kombet e Bashkuara kanë qenë temat kryesore për të cilat mbrëmë në Nju-Jork kanë biseduar ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh.

koxias

Sipas Koxiasit, biseda ka qenë “interesante”, ndërsa Guteresh e ka përshëndetur edhe qëndrimin e Greqisë për problemin e emigrimit.

Lidhur me problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe bisedimet me ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Metju Nimic, Koxias ka thënë se “ekziston dritare e hapur për mundësi” që të bisedohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në tetor dhe në qoftë se “vendi fqinj e braktis irredentizmin”.

Pres-shërbimi i KB-së, siç publikoi MPJ-ja greke në Tuiter, pas takimit ka publikuar kumtesë në të cilën, mes të tjerash, thuhet se sekretari i përgjithshëm i përshëndeti përpjekjet e ripërtërira për gjetje të zgjidhjes për kontestin për emrin dhe e ka bindur ministrin grek të Punëve të Jashtme në përkushtimin e KB-së që t’i mbështesë të dy vendet në këtë kontekst.