Maqedoni

Kocijançiç: Han nesër nuk ka kohë për takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, nesër nuk do të takohet me përfaqësuesit e asociacionit qytetar “Për Maqedoni të bashkuar” të cilët i kryesojnë protestat e ditëve të fundit në vend për, siç thonë, ruajtje të unitaritetit të Republikës së Maqedonisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

maja

Këtë sot e deklaroi zëdhënësja e Komisonit evropian, Maja Kocijançiç, duke konfirmuar se Han ka pranuar oferta edhe për takime të tjera, por se ai dhe tre eurodeputetët Eduar Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll, nesër në Shkup do të takohen vetëm me përfaqësues të partive politike në Maqedoni.

“Siç thashë tashmë të premten, Han do të takohet me përfaqësuesit politik. Është e vërtetë se ka edhe kërkesa të tjera dhe shpesh kur ai udhëton në vend, ne tentojmë të takohemi me sa më shumë bashkëbisedues, prëfshirë edhe me të atillë nga shoqëria civile. Por, kësaj radhe komisari do të takohet vetëm me përfaqësues poltik, sepse agjenda e tij nuk lejon më tepër”, theksoi Kocijançiç.

Siç është e ditur, në emër të asociacionit qytetar “Për Maqedoni të përbashkët”, një nga kryesuristi e saj, Igor Durllovski, dje kërkoi që përfaqësues të saj të takohen me eurokomisarin dhe tre deputetët e Parlamentit evropian. Por, sipas zëdhënëses së tij, Han gjatë vizitës së nesërme në Maqedoni nuk ka kohë të tkaohet me kryesuesit e protestave në rreth 30 qytete të Maqedonisë. Organizuesit për nesër paralajmërojnë pritje për Johanes Han me mbi njëqind mijë njerëz në rrugët e Shkupit.