Maqedoni

Këshilli i prokurorëve duhet të emërojë ushtrues detyre në vendin e Zvërlevskit

Këshilli i Prokurorëve Publik sot pritet të emërojë ushtrues të detyrës prokuror publik të Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, të cilin Kuvendi më datën 17-të të këtij muaji e shkarkoi nga detyra.

kpp

Siç paralajmëroi kryetari i Këshillit Petar Anevski pas shkarkimit të Zvërlevskit, ushtrues i detyrës do të emërohet ndonjë nga zëvendësit e tij, ndërsa do ta ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e pardjeshme i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të jep mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati është prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm.