Maqedoni

Këshilli Gjyqësor duhet ta zgjedh kryetarin e Gjykatës Penale

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme duhet ta zgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore Shkup 1, ku do t’i paraprijë miratimi i rang listës përfundimtare për këtë funksion.

guk

Paraprakisht, anëtarët e Këshillit Gjyqësor do ta shqyrtojnë dorëheqjen e u.d. kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit Stojançe Ribarev, i cili e parashtroi më 25 tetor nga shkaqe personale.

Ribarev e ka kryer funksionin u.d. kryetar i Gjykatës Penale nga maji i këtij viti.

Në rend dite të seancës është shqyrtimi dhe vlerësimi i raporteve për punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë për tremujorin e tretë për vitin 2017.