Maqedoni

KES: Kriza politike të mos ndikojë në politikat e dakorduara ekonomike dhe sociale

Shqyrtim i rezultateve të arritura nga funksionimi i sotëm i dialogut social tripalësh në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe mundësitë dhe fushat parimore të veprimit në periudhën e ardhshme, ishin temat kryesore të seancës së sotme të Këshillit ekonomik-social me të cilin kryesoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.

kes

“Anëtarët e Këshillit janë të mendimit se sfidat me të cilat përballet vendi lidhur me krizën afatgjate politike nuk duhet të jenë pengesë për realizimin e dinamizimit të mëtutjeshëm të dialogut. Koha deri në formimin e qeverisë së re duhet të shfrytëzohet në mënyrë efektive që të nxitet implementimi i politikave ekonomike-sociale tani më të miratuara”, theksoi ministri Ibrahimi.

Ai duke u përqendruar në funksionimin e KES-it në periudhën e fundit, theksoi se është arritur përparim i dukshëm, si në përforcimin e tij institucional, ashtu edhe në realizimin e rolit të tij këshillëdhënës-konsultativ gjatë krijimit dhe zbatimit të strategjive dhe politikave ekonomike dhe sociale.

Në këtë pjesë, shtoi Ibrahimi, anëtarët e Këshillit shqyrtuan, dhanë mendime dhe mbështetje për implementimin e shumë projekteve si Maqedonia punëson, Plani i akcizës për punësimin e të rinjve, për pagën minimale…

“Në vendimet të cilat kaluan në Këshill, njëri prej më të rëndësishmëve është Ligji për pagën minimale, për të cilin ne si Qeveri ndërmjetësojmë midis sindikatave dhe punëdhënësve. Jemi krenarë për këtë Ligj, por megjithatë në periudhën e ardhshme do t’i kushtojmë vëmendje rritjes së pagës minimale”, theksoi Ibrahimi.

Masa e rritjes, shtoi, nuk mund të caktohet paushall dhe ajo duhet të dakordohet midis partnerëve socialë.

Këshilli ekonomik-social është trup tripartiak, i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe partnerëve social për udhëheqje të dialogut social, për shkak të krijimit të kushteve për stabilitet ekonomik dhe social dhe realizim të vlerave themelore të Republikës së Maqedonisë, si shtet demokratik dhe social.

Këshilli ekonomik-social, në pajtim me Marrëveshjen është përbërë nga 12 anëtarë: katër anëtarë emëron Qeveria e RM-së, katër anëtarë emërojnë shoqatat përfaqësuese të punëdhënësve në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë emërojnë sindikatat përfaqësuese në territorin e Republikës së Maqedonisë.