Maqedoni

Kasami: Ridefinimi nuk nënkupton kantonizim por te drejta të barabarta me qytetarët e këtij shteti

Vlersojmë se po të kemi nje parlament, deputet që kërkojnë llogarridhënje ,ne jemi të gatshëm të bisdojmë me njerëz që nuk janë të kriminalizuar, të bashkëbisedojmë për të ardhmen e këtij shtetit me ata te cilët do pranojnë ridefinimin e këtij shteti. Ridefinimi nuk nënkupton kantonizim por te drejta të barabarta me qytetarët e këtij shteti, shprehet Kasami gjatë debatit televiziv ne Tv 21.

kasami

Rilindja me Besë ka bërë shumë ndryshime me këta 5 deputet, me Besën ka nisur procesi i ridefinmit të këtij shteti . Qëllimi i Besës nuk është ndarja e kulaçit qeveritar, ne kur do bisedojmë me palën maqedone do diskutojmë rreth asaj që qytetarët shqiptar të jenë pjesë dinjitoze në të drejtat e tyre si shtetas të këtij vendi, e jo të bëjmë pazarllëqe politike se cilat Ministri do të na takojnë, përcjell Almakos.

Edhe VMRO edhe LSDM duhet të analizojnë shume seriozisht deklaratën shqiptare dhe të mendojnë nëse janë të gatshëm të përmbushin pikat e kësaj deklarate.

“Duhet që të dyja partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM-ja duhet ta marrin seriozisht platformën e shqiptarëve, pasi duhet të shohin se cila pika mund t’i pranojnë dhe për cilat pika do të ketë bisedime”, theksoi Kasami.

Ai më tej theksoi se pa plotësimin e kësaj platforme, nuk ka qeveri të re.