Maqedoni

Ivan Xholev kryetar i ri të Gjykatës Penale

Me 11 vota Pro dhe 2 Kundër, Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur Ivan Xholev për kryetar të Gjykatës Penale. Kryetari i sapozgjedhur ka përvojë pune prej 8 vitesh dhe 11 muajsh si gjyqtar.

sovetzautvrduv

Sipas pikëve më së shumti kanë Pançevski, Stefanovski dhe Verka Petkovska, nga 260, por anëtarët e këshillit vlerësojnë se pavarësisht pikave si gjyqtarë, duhet të vlerësohen dhe cilësitë personale dhe aftësitë organizative.

Vllatko Samarxhieski si anëtar i Këshillit, tha se nga të gjithë kandidatët ka marrë garanci se prioritet duhet të jenë marrëdhëniet e njeriut në gjykatë dhe orari vjetor i gjyqtarëve në Gjykatën Penale.

Në seancë nuk ishin të pranishëm Jovo Vangellovski dhe ministri i drejtësisë, Biljen Saliji.