Maqedoni

Incidenti në Kërçovë, një person në rrezik për jetë

sulm-me-arme-780x439

Kandidati i pavarur për këshilltar në komunën e Kërcovës Alit Abazi i plagosur mbëmë në Kërçovë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Tek i njëjti janë konstatuar lëndime serioze në pjesën e stomakut. Ndërsa dy të lënduarit tjerë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

-Janë gjetur lëndime serioze të organeve të abdomenit si dhe lëndim serioz të boshtit kurizor dhe palcës kurrizore. 2:00 Pacienti për momentin gjendjen në qendrën e trajtimit intensiv dhe është në përcjellje të respiratorit, frymëmarrja e tij po kontrollohet nga respiratori dhe është në monitorim intensiv. Pacienti është në rrezik për jetën për momentin dhe sigurisht edhe ditëve të ardhshme do të jetë në rrezik për jetën. Pacienti tjetër është në observim dhe ditëve të ardhshme do të lëshohet në shtëpi – deklaroi.

Motivet e incidentit të mbrëmëshëm nuk dihen. Policia ka arrestuar 58 vjeçarin A.A. Nga fshati Strogomishtë i epërm i Kërçovës si i dyshuar për sulmin dhe ndaj të njëjtit është ngritur padi penale. Policia tek i arrestuari ka sekuestruar një pistolet zjarri “Sig Sauer” 9 mm me të cilën mendohet se i dyshuari ka kryer sulmin në sheshin Liria.