Maqedoni

Ikonen: Ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE

Ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE. Kjo posaçërisht u dedikohet vendeve të vogla siç janë Finlanda dhe Maqedonia, deklaroi sot në Shkup ambasadori i Finlandës për Maqedoninë, Perti Ikonen.

kik

“Maqedonia natyrshëm përket në BE, dhe dëshirojmë të jetë pjesë e BE-së. Ne investojmë përpjekje të mëdha që Maqedonia, si dhe vendet e tjera nga rajoni të bëhen pjesë e BE-së. U ballafaquam edhe me probleme, por mendoj se kjo është ardhmëria e vetme e këtyre vendeve, por mendoj se kjo është ardhmëria e vetme e këtyre vendeve, për shkak se BE-ja është Evropë. Ajo është investitori më i madh në rajon, subjekt ekonomikisht shumë i fuqishëm dhe vetëm një numër i vogël i vendeve mund të lejojnë që të jenë jashtë saj, si Norvegjia e cila ‘noton’ në naftë ose Zvicra e cila gjithashtu është vend shumë i pasur. Për të gjithë të tjerët mund ta kërkojnë ardhmërinë e saj në BE”, theksoi ambasadori Ikonen në takimin e sotëm me gazetarë me rastin e shënimit të njëqindvjetorit nga pavarësia e Republikës së Finlandës.

Finlanda ka popullatë prej 5,5 milionë banorë, ndërsa 6 për qind janë suedezë. Lidhur me dygjuhësinë, ambasadori finlandez thotë se këtë e konsiderojnë si pasuri të vendit, ndërsa është rezultat i lidhjeve historike me Suedinë dhe ndihmon për lidhje të vendeve nordike.

Ai nënvizon se Finlanda është mik konstruktiv i vendit dhe përvojat e saj mund t’i ndihmojnë Maqedonisë përmes transmetimit të përvojave të saj pozitive në drejtim të arritjes së qëllimeve zhvillimore.

“Me shënimin e jubileut dhe në vendet e rajonit, dëshirojmë që opinionin ta njoftojmë me kulturën, vlerat finlandeze dhe jetën shoqërore të vendit, por edhe me bashkëpunim të suksesshëm i cili ekziston midis vendeve nordike, që mund t’i shërbejë si shembull pikërisht Ballkanit”, tha ambasadori Ikonen i cili është ambasador jorezident për Maqedoninë me seli në Beograd, ndërsa e mbulon edhe Malin e Zi.

Ai i theksoi vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria filnandeze, si qeverisja e të drejtës, barazia e mundësive, lufta kundër korrupsionit, administrata efikase publike, ndërsa të cilat thotë kontribuojnë që Finlanda sot të jetë e radhitur si vendi i pestë më i lumtur në botë dhe e dyta në Evropë.

Në takim mori pjesë edhe konsulli i nderit i Finlandës në Maqedoni Svetozar Janevski, i cili foli për nevojën për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe i theksoi perspektivat pozitive që do të mund të hapen në qoftë se Maqedonia i shfrytëzon përvojat e shoqërive të organizuara siç është ajo finlandeze posaçërisht modeli i funksionimit të vetëqeverisjes lokale.

Dita e pavarësisë së Republikës së Finlandës është 6 dhjetori. Programi për shënimin e jubileut të njëqindtë të pavarësisë finlandeze parashikon mbi 2.000 ngjarje në gjithë botën, duke e përfshirë edhe rajonin. Në Shkup planifikohet mbajtje e koncertit të muzikës finlandeze gjatë nëntorit të këtij viti.