Maqedoni

Hojt Ji: Zgjidhja e çështjes së emrit, në nivelin më të lartë

Zgjidhja e çështjes të kontestit me emrin është deri tani në nivelin më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes, vlerësoi përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit Hojt Brajan Ji, publikoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

hojt-ji

“Ka edhe shumë punë që të mbarojë dhe kjo nga të dyja palët. Do të ketë negociata dhe unë jam optimist se do të ketë zgjidhje sepse disponimi edhe në Greqi edhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë deri tani”, theksoi zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji në Qendrën për marrëdhënie ndërkombëtare në Uashington.

U vlerësua se edhe pse Maqedonia në dukje ka më pak probleme rreth marrëveshjeve paqësore, megjithatë siguria e saj varet nga zgjidhja e kontestit me emrin dhe hyrjen në NATO.