Maqedoni

Gruevski: T’i ngjeshim radhët. të bashkohemi

T’i ngjeshim radhët, të bashkohemi dhe të jemi unitar, sepse ashtu asgjë nuk mund të na bëjnë. Ne jemi parti e popullit, theksoi në akadmeinë solemne në Shtip me rastin e 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionar, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

gruevski

Ai në fjalimin e tij theksoi se tashmë dhjetë vite 23 Tetori festohet si ditë e luftës revolucionare maqedonase, por këtë vit është hera e parë që hiqet edhe çmimi shtetëror.

“Është i dukshëm mosinteresimi i pushtetit të ri ndaj shënimit të kësaj feste të madhe dhe të rëndësishme për historinë e Maqedonisë. Prandaj jemi ne këtu kur ky pushtet turpërohet dhe frikësohet nga kjo ditë dhe festë e madhe. Këtu jemi ne VMRO-DPMNE ta shënojmlë dhe festojmë, të përkujtohemi dhe inspirojmë. TË inspirohemi nga e kaluara nga e kaluara revolucionare maqedonase për lirinë e Maqedonisë. Në vitin në të cilin pushteti i ri marionetë pa kurfarë debati publik, pa konsultim me opinionin profesionalë mët ë gjerë pa e pyetur popullin për atë që në emër të tij  nënshkroi marrëveshje me një shtet fqinj me të cilën kumtoi se viti 1944 nga historia jonë ka qenë pjesë e historisë së atij shteti fqinj dhe se në atë drejtim planifikon t’i ndërrojë librat mësimor të historisë”, tha Gruevski.

Në akademinë solemne të VMRO-DPMNE-së me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase foli vetëm kryetari i partisë Nikolla Gruevski, ndërsa ishin të pranishëm themeluesit e VMRO-DPMNE-së ish-ministra, anëtarë dhe simpatizues nga partia e komuniteteve komunale nga vendi.